I ftuar në një intervistë në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, gazetari Telnis Skuqi, ka ngritur një shqetësim në lidhje me votën e diasporës dhe problemet po hasen me dërgimin e saj në Shqipëri, pasi të plotësohet.
Gjatë bisedës me moderatoren, Armela Ferkon, Skuqi ngriti problemin e shërbimit postar në lidhje me letrën e votimit që vjen nga DHL-ja, që sipas tij, po e trajtojnë si një plaçkë dhe jo një postë zyrtare.
‘Unë këtë gjë e shoh si një plaçkë që ma kanë sjellë nga Shqipëria dhe jo si një postë zyrtare. Këtu në Norvegji privatësia e çdo individi është shumë e shenjtë.
Unë nuk kam asnjë keqkuptim që shërbimi i DHL-së është shumë i mirë, po DHL-ja në vetëvete funksionin si dërgesë. Posta që vjen tek unë duhet të jetë postë dhe këta duhet të ndajnë postën nga dërgesa.
Postieri i DHL-së nuk merr përsipër të kthej letrën e votimit në Shqipëri. Postierët e Norvegjisë kanë koncept tjetër nga postierët e Shqipërisë. Nuk mendoj që këtu është siguria e fletës së votimit. Ky shërbim do ishte më i qartë dhe më e thjeshtë me postën zyrtare shqiptare, sepse ky është një zarf me vlerë’, tha Skuqi.
Ai tregoi se, zyrën më të afërt postare të DHL-së e kishte 120 kilometra larg banesës së tij, dhe kishte vështirësi në dërgimin e zarfit me votën, pasi nuk ishte i sigurtë se si do të funksiononte ky proces. sn