Drejtori i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani ka përgënjeshtruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, lidhur me masat që ky institucion ka marrë për bllokimin e sasisë së mishit të pulës të kontaminuar me salmonelë.
I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri TV, Vuksani ka sqaruar se ISUV ka pasur mundësinë që brenda 72 orëve të nxirrte përgjigjen e analizave për mostrën e marrë në lotin e kompanisë që importonte pulën nga Brazili, për t’ia vënë në dispozicion AKU-së, që kjo e fundit të merrte masa për të mos lejuar që ajo të shpërndahej në subjektet tregtare në të gjithë vendin.
Sipas Vuksanit, AKU është e ‘plotfuqishme’ për të kryer çdo lloj inspektimi, edhe nëse biznesi është I kyçur, pasi ligji ia jep një fuqi të tillë, për sa kohë kërkohet garanci për sigurinë e konsumatorit.
Edhe në cilësinë e eksperit, Vuksani tha se AKU rrezikon të hidhet në gjyq për mosrespektim të standardeve gjatë marrejes së mostrës, pasi ajo kërkon kushte specifike të marrjes së saj.
Vuksani ngriti alarmin se 154 ngarkesa nga loti i kontaminuar me salmonelë, janë tregtuar nga subjekti në të gjithë vendin.
E gjithë puna e AKU dhe Ministrisë së Bujqësisë është që të mos futet në Shqipëri një produkt i rrezikshëm, pasi është vështirë ta kapësh. Baza ligjore është bërë në kurriz të sigurisë ushqimore, momenti I 2 si është marrë mostra, me pikë. Kompania ka të drejtë ta hedhë në gjyq pasi mostra është marrë në kushte të papërshtatshme. Në Durrës nuk ka zonë frigoriferike dhe të hapej kontejneri e të marrësh mishin në -18 gradë. Pasi nëse do bëhej në gradë më të lartë mund të kontaminohej, malli ka shkuar te tregtari dhe analizën e kanë marrë 10 ditë me vonë. Analiza salmonelë brenda 72 orëve. ISUV ka mundësi që ta lajmërojë subjektin që ka prezencë të salmonelës.
3 nuk bllokohet mishi me urdhër, AKU duhet të vendosë shiritin, e ka procedura. Mbahet një proces-verbal dhe bllokohet deri në moment, kur ke indicie nga urdhri i ri i ministrit Çuçi. Moment 4, kanë shkuar inspektorët e AKU dhe kanë gjetur derën mbyllur, vajtën të shtunën. Ligji i inspektimeve e ka qartë, nëse subjekti s’bashkëpunon, lajmëron policinë e shtetit. Ti je i plotfuqishëm për të siguruar jetën e konsumatorit. Kanë shkuar të shtunën s’kanë gjetur asnjë material dhe gjurmueshmërinë. Nëse t’i s’ke gjurmueshmërinë t’i gjobiteshm, edhe pa incidencë ushqimore.
154 ngarkesa nga ky loti i infektuar janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Është shpërndarje masive, nga 11 marsi-22-23-24 mars s’është marrë asnjë masë që kjo sasi të kthehet. S’kemi asnjë lloj mase, se sa sasi kanë konsumuar shqiptarët. Shfaqjen e incidencës si pasojë e konsumimit të mishit. Gjithë sistemi i Ministrisë së Bujqësisë ka çeduar, ministrja Denaj duhet të japë dorëheqjen, si përgjegjëse kryesore e mos-menaxhimit të situatës ushqimore që është pjesë e sigurisë kombëtare.