DASHI **
Pa u çorientuar, do të mund të përballeni me ndryshime drejtimi dhe probleme pune me teknika vërtet origjinale.
Nëse jeni të dashuruar, tregoni qartë ndjenjat tuaja. Pretendimet nuk do t’ju bëjnë atë që dëshironi.
DEMI**
Gjendja juaj shpirtërore ju bën të ekzagjeroni problemet dhe të nënvlerësoni të gjitha të mirat që ju ofrojnë situata të caktuara.
Një moment emocionues ju pret. Venusi do t’ju përkëdhelë ende, por ju do ta vini re vetëm kur Hëna të ndryshojë.
BINJAKËT **
Monotonia do t’i lërë vendin një faze që do t’ju shohë më aktivë dhe dinamikë. Jeta sociale do të gjallërohet nga takime dhe kontakte shumë të dobishme. Në jetën tuaj në çift do të jetë i bukur entuziazmi me të cilin do të realizoni një nismë për zemër.
GAFORRJA*
Në punë, kryeni detyrat rutinë dhe shtyni pjesën tjetër. Ju mund të tundoheni të “shpërndani” paksa shumë me shpenzimet tuaja: më mirë mendoni për këtë më parë. Në jetën tuaj të dashurisë, ata që ju duan mund të ndihen të “mbytur” nga kërkesat tuaja.
LUANI***
Sektori juaj profesional do të marrë një nxitje të këndshme nga Venusi dhe Jupiteri në aspektin e shkëlqyer për shenjën tuaj, duke ju bërë të pamposhtur për sa i përket ideve dhe aftësive. Ata që punojnë në sektorin e IT do të bëjnë biznes të shkëlqyer.
VIRGJËRESHA**
Testi më i mirë i mençurisë në një çift do të ishte shmangia e debateve dhe loja me tërheqjen e fortë që ju bashkon me partnerin. Nëse ndiheni të mërzitur, përpiquni të relaksoheni. Qëndroni larg ngutjes dhe nxitimit duke shmangur vendet e zhurmshme dhe të mbushura me njerëz.
PESHORJA **
Edhe nëse propozimet e bashkëpunëtorëve ju duken mjaft konformiste, konsideroni se ato janë ende të diktuara nga arsyeja e shëndoshë. Dini si të moderoni reagimet tuaja. “Idetë e qarta” në çdo rast duhet të pajtohen me realitetin.
AKREPI***
Në dashuri, ndoshta do të tronditeni nga një takim vërtet interesant. Afërdita do t’ju japë një dozë të mirë shpirti aventureske dhe pamaturinë e nevojshme për të lënë pas një marrëdhënie që nuk ju kënaq më.
SHIGJETARI **
Do të jeni me vullnet të fortë dhe të vendosur, do të jeni mjaftueshëm të dobishëm dhe të sjellshëm për të tërhequr simpati dhe favore, por ngurrues për të kërkuar dialog të vërtetë me të tjerët. Megjithatë, nuk do të dëmtonte të jeni më të ndjeshëm ndaj kërkesave të partnerit tuaj për butësi!
BRICJAPI**
Yjet janë në anën tuaj, do të jeni iniciativë dhe largpamës. Hëna në shenjë mbron dashuritë dhe forcon lidhjet. Në punën tuaj, ju jeni bërë specialist në vlerësimin e marrëveshjeve të biznesit dhe rezultateve të tyre financiare.
UJORI***
Sot Dielli do ju japë forcë të madhe. Morali juaj do jetë i shkëlqyer dhe do ju lejojë të përballoni shumë mirë çdo lloj tensioni. Mënyra e të dashuruarit do jetë gjithmonë shumë pasionante dhe e tepruar, por ndoshta më pak e vëmendshme se zakonisht ndaj nevojave të partnerit.
PESHQIT **
Vështirësitë e përditshme janë për shkak të rrethanave të jashtme. Pranoni pengesën dhe mos e humbni energjinë tuaj pa nevojë. Nga dashuria mund të merrni shumë ngushëllime: disa nyje fillojnë të zgjidhen falë Venusit.