Nisi si për lojë e përfundoi në grindje,
për ngjyrën e barit kishte plasë debati.
“Asht i gjelbërt”, thoshte kali me bindje,
“I verdhë e pikë!”, kambëngulte veshgjati.
Mbasi secili mbante mendjen e tij
edhe zot i delte rradakes së vet,
që ta gjykonte kyt rast me drejtësi
si gjykatës u thirr luani mbret.
“Që i njomi asht jeshil tha ai -s’ka dyshim
e nuk ka diskutim se kjo asht e vërtetë.
Gomari t’shkojë i lirë, por kalit si ndeshkim
t’i jepet nji drú që ta mbajë mend përjetë”.
“Pse n’fillim m’jep t’drejtë e mandej m’denon
me ma tregue shkakun tha kali -a ban?!”
“T’drejtë ke -tha luani -por dajak ti meriton
sepse u rragate n’debat me nji hajvan.”