Aty, me cigaren në cep të buzëve
Çdo ditë me kafen do ta gjesh
.
Njerëzia lumë derdhet tutje rrugëve
Stoik ngre filxhanin dhe buzëqesh.
.
Buzëqesh eh ç’të bëjë tjetër i ngrati
Se di, lekë për kafe nesër a do të ketë?!
.
14000 lekshi pensionit aq pak zgjati tre cigare në paketë,
me paratë u sosën dhe ato të shkretë.
.
Në lulishte tani, tjetër vend s’ke ku rri
Data e pensionit do ende kohë
Vërtitu lart e poshtë, ktheu në shtëpi.
.
(“Dario’s”-bar) nëntor 2019