
Shqiptarë të Ndershëm, Patriotë dhe Antikomunistë të Amerikës

E shtuna po afrohet, dhe është koha t’i themi një “JO” të vendosur Edi Ramës në diasporë. Amerika na ka mësuar të mos shitemi e të mos blihemi. Na ka dhënë lirinë për të thënë të vërtetën pa droje, për t’u mbledhur dhe për të protestuar sa herë shkelet e drejta, sa herë shtypet liria dhe sa herë ringjallen diktatorët.
Shqiptarë, të gjithë ju që e doni Shqipërinë dhe Amerikën: Edi Rama është diktator, komunist , manipulues dhe i korruptuar. Qeveria e tij është qeveria e krimit dhe e drogës.
Le të mblidhemi nesër në orën 10:30 AM dhe t’i themi “JO” Edver Ramës! Shërbimi më i mirë që mund t’i bëni Shqipërisë dhe Kosovës është protestimi juaj ndaj antishqiptarit Edi Rama.
Miq, merrni flamuj Shqiptarë, flamuj Amerikanë dhe të Kosovës! Dega jonë ka përgatitur banderola me mesazhe të qarta kundër regjimit të Ramës dhe qeverisë së krimit.
Ju presim,
VATRA Manhattan Branch