Aktori Mehdi Malkaj ishte pjesë e tubimit të përditshëm qytetar në mbështetje të kreut të opozitës, Sali Berisha poshtë shtëpisë së tij.
Malkaj tha se nëqoftëse duam ta bëjmë shqipërinë të vërtetë, nëqoftëse duam që PD të vijë në pushtet, atëhere ti marrim gjërat seriozisht. Diktatori shkel të gjitha ligjet, po si mund ti shkeli ai, i cili që është për të respektuar ligjet jo për ti shkelur.
‘Neve nuk jemi republike parlamentare, jemi diktaturë, që ta kuptojmë këtë muhabet. Diktatura është e ulur këmbëkryq.
Ju lutem shumë, së pari deputetëve të PD-s, pastaj anëtarëve të PD-s dhe simpatizantëve të PD-s , nëqoftë se do rrinë rehatë, do vijnë këtu, do thonë 3 fjalë e do ikin, pa nxjerrë atë burrin që është atje nuk ka fitore.
Nëqoftëse doni ta bëjmë Shqipërinë të vërtetë,nëqoftëse PD do të vijë në pushtet, unë dua që të vijë PD në pushtet, atëhere ti marrim gjërat seriozisht, diktatori shkel të gjitha ligjet, po kur i shkel ai që është për të respektuar ligjet, se ai e ka thënë në 2013, nga ky moment, unë jam kryeshërbëtori juaj tha, kur i shkel ai pse mos i shkelim dhe ne?,.’- u shpreh Malkaj. sn