Me Partinë Demokratike po ndodh bash ajo që unë ja kisha drojën më së shumti!
Nuk e morën dot me planin A!
Tani është në veprim plani B(ashkimi)!
Na e dhanë vulën dhe siglën por na e dërguan me kalë!
Në realitet nuk na kanë dhënë asgjë përveç kalit, të cilit ja hapëm portat sa gjerë e gjatë me 2 dhjetor të vitit të kaluar!
“Kali i Trojës” është kaq i madh brenda mureve të ngrehinës tonë saqë nuk e dallojmë më formën e tij pasi nuk na duket më as si kalë!
Ne vazhdojmë të jemi në gjumin letargjik e kur të zgjohemi nuk do njohim më as njëri tjetrin!
Doktorin po e “vrasin” jo me ligj, as me grusht bulevardi por me statutin e 11 Dhjetorit!
Nuk ju kanë ngelur shumë, veç disa muaj!
Ata nuk kanë nevojë bile as të duken si mbështetës të kryetarit që s’e deshën kurrë e që është në burg/arrest të paligjshëm!
Nuk kanë pse të ju a prishin qejfin ambasadave! Bile nuk kanë pse e irritojnë turmën duke mbështetur SPAK-un!
Po bëjnë më të lehtën gjë, po fitojnë kohë!
Po presin!
…
Në fund do “zbatojnë” statutin (tonë)!
Sali Berisha do largohet një ditë por nëse largohet në këtë mënyrë do e marrë PD-në me vete e juve do ju lejë në zallë të ngordhni politikisht si qelbësira!
Këtë ndoshta nuk e kuptoni!