Situata nga zjarri i rënë që prej mbrëmjes së djeshme në Shëngjin është tejet kritike.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe dhe kjo i ka bërë turistët dhe makinat të largohen menjëherë.
Kjo ka bërë që shumë pushues të largohen nga hotelet dhe të ndërpresin pushimet.
Pushuesit gjithashtu janë shprehur se ka pasur panik te turistët dhe fëmijët nga situata e krijuar.
Bëhet e ditur se shumë pushues kanë sendet personale brenda në hotele dhe shtëpi, të cilat nuk po arrijnë t’i marrin dot. sn