Evan Gershkovich në gjykatë në Yekaterinburg
Gazetari i Wall Street Journal, i arrestuar më shumë se një vit më parë, shpall pafajësinë e tij – Putin i hapur ndaj idesë së një shkëmbimi
VOAL- Gjyqi kundër Evan Gershkovich, i akuzuar për spiunazh për SHBA-në për grumbullimin e informacioneve mbi industritë ruse të mbrojtjes aktive, ka nisur në Yekaterinburg. Nëse shpallet fajtor, gazetari i Wall Street Journal përballet me 20 vjet burg.
32-vjeçari, i arrestuar më 29 mars 2023, shfaqej në kutinë e të pandehurve, i rruar dhe i veshur me këmishë. Gazetarët dhe kameramanët mundën ta filmonin për disa minuta para fillimit të procesit, që u mbajt me dyer të mbyllura.
Gershkovich, gazeta dhe qeveria amerikane kanë hedhur poshtë vazhdimisht akuzat e bëra nga kundërzbulimi rus. Vladimir Putin pranoi se kishte pasur kontakte me Uashingtonin për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, por shtoi se detajet duhet të mbeten sekrete. RSI