Gjykata e Lartë e Iranit ka rrëzuar një dënim me vdekje kundër reperit Toomaj Salehi, i cili u burgos për mbështetjen që i dha protestave mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini.
Pas lajmeve se reperi disident Toomaj Salehi ishte dënuar me vdekje për përfshirjen e tij në protestat e përhapura që përfshiu Iranin në vitin 2022, avokati i tij Amir Raisian ka konfirmuar se dënimi është anuluar.
“Dënimi me vdekje i Salehit u anulua,” tha Raisian në një postim në X, duke shtuar se gjykata supreme kishte urdhëruar një rigjykim.
“Gjykata e Lartë parandaloi një gabim të pariparueshëm gjyqësor,” tha Raisian, duke shtuar se gjykata gjithashtu vendosi se “dënimi i mëparshëm i Salehi (gjashtë vjet e tre muaj) ishte gjithashtu pa përputhje me rregullat për një sërë krimesh”.
Tekstet e tij: Nëse sheh dhimbjen e njerëzve, por e hedh vështrimin tutje
Nëse sheh shtypjen e të shtypurve, por vendos të ikësh tutje
Nëse e bën nga frika ose për interesat e tua
Ti je dorë e tiranit, edhe ti je një kriminel!
Nëse e vë veten në gjumë kur ata bastisin shtëpitë
Nëse shqetësohesh për paratë kur ata po i marrin jetën rinisë
Nëse rri në mes e thua “politika, ç’duhet ajo?!”
Dije se s’ka vota të zbrazëta, nuk ka neutralitet kjo luftë, jo!