*
Arti im është më i fuqishëm se unë.
Të gjitha ngjyrat i pagova shtrenjtë. Vetëm e kuqja u derdh. Këtë lojë, tash e tutje, nuk do ta luaj më.
Imitimi i rilindasve mori fund…
Dielli vizatohet vetë.
E dua shumë.
Sot çdo gjë është e mundur.
Poshtë e lart do të ketë shumë piktorë, shumë poetë. Ata që me kohë i lajnë sytë kanë lidhje të fortë me muzeun e njeriut.
Më vonë, kur do të vijë një kohë pa mua, nuk duhet qysh, por dikush do ta nxjerrë një letër nga xhepi dhe do të lexojë:
– Sa keq më vjen! Princi i vogël nuk është në mesin tonë!…