Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në El Salvador, ka takuar nënsekretaren amerikane për Tregtinë Ndërkombëtare, Marisa Lago dhe ndimhës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes.
Noyes, takimin me Osmanin e cilësoi si të mrekullueshëm, teksa tha se me të parën e shtetit të Kosovës folën për marrëdhëniet dypalëshe.
“Takim i mrekullueshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nënsekretaren për Tregtinë Ndërkombëtare, Marisa Lago në El Salvado, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe tregtinë, mbështetjen për Ukrainën, çështjet e sigurisë dhe ato ekonomike”, shkroi Noyes, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, Osmani tha se gjatë takimit pati diskutim përmbajtësor për partneritetin e Kosovës me ShBA-së, zhvillimet e fundit të sigruisë dhe mundësitë për rritje të tregtisë.
Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në El Salvador, ku u prit me nderime të larta, teksa tha se vizitën po e bën për krijimin e aleancave të reja dhe thellimin e atyre ekzistuese me shtetet e Amerikës Latine.