Një tjetër video është siguruar nga SYRI ku dokumentohet dhuna barbare e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Në videon e parë të publikuar dallohej avokati Mëngjesi, i cili po qëndronte në këmbë në hyrjen e kopshtit, pasi kishte lënë djalin kur është sulmuar nga tre personat të cilët e kanë goditur.
Ai është goditur në kokë me dorezë hekuri dhe ka rënë për tokë pa ndjenja.
Nga pamjet e siguruara në videon e dytë dallohet avokati Mëngjesi i cili është goditur me shkelma e sende të tjera gjatë momentit që ka qënë pa ndjenja dhe autorët janë larguar me vrap.
Gjithashtu dallohet edhe një grua e cila është tmerruar nga sulmi barbar ndaj avokatit Mëngjesi dhe është larguar me vrap brenda kopshtit.