Qytetarët janë mbledhur në një protestë masive para bashkisë Tiranë, ku kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Erion Veliajt.
Me thirrjet, ‘qytetarë çlironi bashkinë, bashkia është e juaja, merrni në dorë fatin tuaj…’, qytetarët janë përplasur me policinë e shteti e cila ka blinduar bashkinë e duke marrë në mbrojtje hajdutët.
Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar mbledhje urgjente, por Erion Veliaj ka refuzuar, madje nuk i lejon as të futen në godinë të zgjedhurit e popullit të Tiranës.

Kujtojmë se kupola drejtuese e bashkisë së Tiranës ndodhet në burg për korrupsion me aferën “5D”, ku njerëzit e besuar të Erion Veliajt ndërkohë që punonin si drejtorë përlanin taksat e qytetarëve duke i dhënë tendera kompanisë së tyre.
Kjo është hera e parë që qytetarët ngrihen në një protestë kaq masive kundër një kryebashkiaku në 33 vite pluralizëm në Shqipëri.
Kjo sepse Erion Veliaj është i pari kryebashkiak që ka ndërtuar një skemë të tillë korrupsioni në në një bashki.

