Sot të hënën në mbrëmje do të mund të jemi dëshmitarë të një ngjarjeje me rëndësi të jashtëzakonshme
Si një mbret i vërtetë, Dielli do të mbajë një ‘kurorë’ të jashtëzakonshme për ta bërë unik eklipsin e shumëpritur, i cili do të jetë i dukshëm në Amerikën e Veriut sot (e hënë) në mbrëmje.
VOAL- Sipas Ryan French, fizikan diellor në Observatorin Kombëtar Diellor në Boulder, Kolorado (SHBA), “shfaqjet filamentare të koronës do të shtrihen jo vetëm nga rajoni ekuatorial, si në periudhat e aktivitetit minimal, por nga i gjithë disku diellor, duke u degëzuar në çdo drejtim ashtu si në vizatimet e fëmijëve.”
Eklipsi i sotëm do të jetë gjithashtu një test i rëndësishëm për teoritë aktuale, siç ka ndodhur tashmë për fenomene të tjera të ngjashme në të kaluarën që kanë shënuar historinë e shkencës. Një nga eklipset më të paharrueshme ishte ai i 29 majit 1919, i cili lejoi të testohej teoria e përgjithshme e relativitetit e zhvilluar nga Albert Ajnshtajni vetëm disa vjet më parë.rsi-eb