Pas sulmit, një zjarr shpërtheu në fabrikën e madhe, që ndodhet 200 km në jug-lindje të Moskës – Raportohet se ka të lënduar
VOAL- Një rafineri nafte u shënjestrua nga një sulm me dron të mërkurën në Ryazan, rreth 200 km në juglindje të Moskës, duke shkaktuar lëndime dhe një zjarr, tha guvernatori rajonal.
Fabrika u sulmua nga një dron (…). Sipas informacioneve paraprake ka të plagosur”, ka shkruar Guvernatori Pavel Malkov në Telegram.
Pas sulmit, “shpërtheu një zjarr” në rafinerinë e cila është një prodhues kryesor i karburantit për Rusinë qendrore dhe kontrollohet nga gjigandi i naftës Rosneft. “Të gjitha shërbimet e urgjencës janë në vend,” shtoi Malkov.
Një tjetër dron u rrëzua, gjithashtu të mërkurën, teksa iu afrua një rafinerie nafte në Oblastin e Leningradit, pranë Shën Petersburgut (në veriperëndim), tha guvernatori rajonal Alexander Drozdenko në Telegram, duke nënvizuar se sulmi “Nuk shkaktoi viktima apo dëme”.
Vendet energjetike ruse u sulmuan me dron për të dytën ditë radhazi.rsi-eb