Një burrë ishte i dëshpëruar se grindej vazhdimisht me gruan. Shkon dhe e takon një burrë të moçëm e të mençur.
– Si t’ia bëj që të mos zihem me gruan? – e pyeti ai.
– A të gatuan gruaja?
– Po, më gatuan.
– Epo, mirë, atëherë, kur të mbarosh së ngrëni, thuaji të lumshin duart, faleminderit shumë, e ke bërë shumë të mirë gatimin, e tjerë, e tjerë…
Shkon burri në shtëpi, si gjithmonë ulen me gruan të hanë drekën dhe në fund i thotë asaj:
– Të lumshin duart, faleminderit shumë, e ke bërë shumë të mirë drekën…
Gruaja i përgjigjet:
– Të hëngërt mortja, vdeksh ishalla, unë kam një jetë që gatuaj, sot që drekën e solli komshija, të pëlqeu ty!!!