Asnje aleat nuk vlen me shume se shteti i Kosovës.
Çdo kerkese qe ne filigran fsheh qellimin e zhberjes se shtetesise se Kosoves, apo zbehjen e saj deri ne disfunksionim afatgjat, duhet te refuzohet nga ata qe detyre e obligim kane mbrojtjen e asaj shtetesie. Nuk mund te lejojme qe Kosova, 25 vite pas luftes dhe 16 vite pas paveresise, te perdoret si kusuritje per demshperblimin e nje fashisti ne Beograd as per qefberjen e nje apo disa diplomateve serbofilë te humbur ne hipnozen utopike te Serbise evropiane.
Nese ende ka evropianë e amerikanë që presin divorcin e Serbise nga Rusia, nese ka te atille qe ende s’e kuptuan lojen e dyfishte te Vuçiqit sidomos pas sulmit terrorist ne veriun e Kosoves, atehere e gjithe ajo kaste diplomatesh e politikanesh jane, sipas meje dhe ndoshta pa vetedijen e tyre, idiotë te dobishem te Rusise.
Se evropianë e amerikanë qe sakrifikojne parime e te drejta themelore ne Ballkan, duke u rreshtu krah despoteve e oligarkëve te kravatuar ne politikanë, ka mjaft dhe te gjithe jane te njohur. Te atille qe « vijne si plaka ime e kthehen si Monica Bellucci » do thoshte Çim Peka.
E keqja e madhe e kesaj theqafjeje diplomatike perendimore eshte fakti se ne shume raste, ata qe ndihmojne e lejojne pushtete despotike e mafijoze ne Ballkan, jane pikerisht ata idiotët e dobishem te Rusise. Dhe duke qenë ne kete logjikë, ata kerkojne opsione te shpejta per suksese mediatike qe t’i perdorin pastaj per zbukurikim e CV-ve te tyre.
E keqja tjeter e madhe e kesaj diplomacie asistentesh është paaftesia e tyre qe ta kuptojne se e vetmja menyre per forcimin e bllokut perendimor eshte konsolidimi i vendeve dhe popujve haptazi aleatë dhe integrimi i tyre ne BE e NATO me procedure te shpejte.
Veç mbyllja politike, gjeografike e ushtarake e Ballkanit, ka kuptim gjeostrategjik afatgjate per Ameriken dhe Evropen. Kjo mbyllje duhet te behet me ose pa Serbine sepse eshte toatlisht e padrejte dhe e rrezikshme per vet interesat amerikane e evropiane nese 5 vende mbahen peng duke e pritur Serbine evropiane te atyre qe u permenden ketu siper. Dhe kjo mbyllje gjeostrategjike s’ka gjasa te ndodhe butesisht nese aletet tanë e konsiderojne si krejt normal pretendimin serb mbi Kosoven dhe synimin evident te Serbise per rpushtimin e saj me lufte.
Atehere, po, Kosova duhet te koordinohet dite e nate me aleatet tane dhe te jete e kujdesshme ne veprimet qe ndermerr por askush nuk duhet te mendoje se liria e shiptareve ne Ballkan mund te perdoret si kriptovalute diplomatike per kusuritje e shitblerje ne tregjet e politikes globale.