Eshte koha t’i japim rendesi dhe te hedhim drite mbi folklorin tone te vyer duke filluar pikerisht nga regjistrimet e çmuara qe tashme jane trashegimi nga muzikantet e asaj kohe..
Ne vitet 20 Bilbil Vlora i kendonte komandantit Selam Musait, sternipi Emanuel Tufa e risjell duke ruajtur dhe respektuar çdo note dhe tingull pa deformuar aspak linjen muzikore te muzikantit Bilbil Vlora.
Emanuel Tufa i lindur ne vitin 1992, i apasionuar ndaj kohes se epokes se bukur artistike ashtu si dhe vitet 20-30 do te hedh drite ndaj kesaj periudhe ne folklorin e jugut te Shqiperise fal regjistrimeve te stergjyshit Bilbil Vlora.
I lidhur mbas historise dhe kerkimeve se familjes se tij qysh ne femijeri pasi degjonte nga te moshuarit per stergjyshin, Bilbil Vlora, Emanueli filloi kerkimet rreth karrieres se tij.
Deri me sot, fal miqesise me koleksionistë, studiues te artit dhe akademikë te vendit jane mbledhur rreth 25 pllaka gramafoni te regjistruar prane kompanise se famshme “Columbia” nga muzikanti virtuoz Bilbil Vlora me orkestren e tij, kenge dhe valle si :
Valle Pogonishte,
”Ja thoshte bilbili”.
“ Valle Napolonit” (registrimi me i vjeter deri me sot), “O Qemal kur te perzune”,
“ Valle treshe” etj..
Se shpejti ky produkt me vlera artistike dhe historike kombetare duke bashkeunuar me muzikante dhe dirigente me ne ze te vendit do te jete pjese e ekspozimit, mediatik , letrar dhe event kulturor.

Bilbil Vlora

Nipi Emanuel Tufa
