Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrugën “Drenica” në Podujevë të Kosovës më 14 janar, ku 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy të rinj.
Pas vdekjes së tij dy ditë më parë në QKUK, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra, është mësuar se autorët e ngjarjes së rëndë janë Eltion Kadriu 16 vjeç dhe Artiol Abdullahu 17 vjeç.
Sipas mediave të Kosovës, dy adoleshentët janë djem biznesmenësh në Podujevë. Besim Kadriu babai i 16-vjeçarit ka në pronësi një biznes makinash me qira, ndërsa Medin Abdullahu babai i 17-vjeçarit është pronar i një kompanie sigurie.
Ndërkohë, viktima ishte jetim dhe nuk kishte as nënën e as babanë, por vetëm motrën. Po ashtu mësohet se shkak për konfliktin është bërë radha për t’u qethur në një berberhane.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi lidhur me rastin e vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili u godit me makinë dhe u rrah brutalisht me shufra hekuri nga dy të rinj.
Sipas njoftimit te komunës, tema e kësaj mbledhje është “Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.
Vrasja e Lulzim Fejzullahut ka tronditur publikun e gjerë, ndërsa dy të dyshuar të mitur janë arrestuar.sn