Një zotëri shumë i shqetësuar hyn në farmaci dhe i flet farmacistit: “Mirëmëngjes, më jep diçka për të djersitur!”
Farmacisti, shumë i lumtur, nxjerr nga poshtë banakut dy thasë plot me fruta e perime, ia jep dhe i thotë:
“Ja, këto dy thasë përmbajnë blerjet që bëra sot në mëngjes, duhet t’i dërgoni në apartamentin tim, në Rrugën Dëshmorët e Pavarësisë, në numrin 4, kati i pestë pa ashensor. Shko shpejt, ndërkohë unë do t’i them gruas sime të mos dalë për pazar se blerjet do të arrijnë për dhjetë minuta…”