Kete vit i uroj vetes time që të jem një nga ata që bejnë gabime
U solla me kujdes për një kohë te gjatë,
në vend që të kullufisja jetën
u kënaqa veç me një kafshatë.
Pata frikë të kërceja lart se nuk kisha “inshurance”
Të gjitha endrrat më mbetën të mbyllura në çantë.
E pata të vështirë të eci ndaj mbeta ne një vënd
Pjesen më të madhe te kohës
u ngula në një kënd
Shtyja për neser ç’ka mund të bëja sot
I bindesha vetĕm wazit në vend të humbisja nëpër botë.
Pata frikë të shfrehesha ,pata frikë të isha i shëndoshe
Druhesha të ndohtja duart e mia me lot.
Ishte krejt çmenduri por më në fund kuptova
Çastet e mia më të bukura qenë pikĕrisht kur unë gaboja
Erdhi koha që femijen e friksuar ta lë mënjanë
Se i kam dhënë e po i jap një tjetër shans.
Sasinĕ e loteve që sejcilit i përket-na e dha ky zot
E unë sasinë time e harxhova kot më kot
Pra vitin që vjen
unë dua të jem
Një nga ata qe bĕjnë gabime
Që turren drejt e në zjarr
Premtoj se do te jem i zgjuar mjaft
Që të jem mëndjelehtë e të jem i marrë