I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte analisti Genc Burimi. Ai ka komentuar situatën e demokracisë në vend dhe qëndrimin e ndërkombëtareve ndaj një situatë shumë kaotike në Shqipëri.
Burimi: Sot Berisha është i vetmi i Partisë Demokratike reale. Pra unë do ta krahasoja Berishën, jo me Bashën, por nëse nesër ne parti vinte dhe e konkurronte, Këlliçi apo Noka apo Boçi, me kupton, Ky është krahasimi.
E dyta, ajo që mua më trishton është se ndryshe nga Trump në SHBA, ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri edhe po të të dojë ty partia jote dhe elektorati yt, nuk je i sigurtë se fiton sepse të vjedhin votën.
Pra, nuk janë këta që shkruajnë që më shqetësojnë, janë ata mbrapa që numërojnë votat apo s’i numërojnë fare. Është kjo që më shqetëson mua dhe heshtja e perëndimorëve në këtë skandal që po zgjat me vite. Dhe sapo preket interesi perëndimor, megjithëse në këtë moment Serbia nuk po i nënshtrohet unisionit perëndimor në bojkotin ndaj Rusisë, këta s’e kanë për gajle të shkojnë dhe të sfidojnë regjimin e Vuçiçit, kurse në Shqipëri mbyllin gojën.
Prandaj dua të shikoj këtë opozitë me Berishën dhe Bardhin që të komunikojë me ndërkombëtarët. Por e shikoj këtë opozitë shumë, shumë të frikësuar, shumë naive, shumë të kompleksuar, shumë inferiore ndaj ndërkombëtareve, sepse ka hallin, ka frikën se do të hapet përsëri një frëngji zjarri, ju jeni antipërendimorë, ju jeni antiamerikanë.
Jo mor jo. Nuk jemi antiperendimorë, por edhe hipokrizia perëndimore duhet denoncuar. O tani, o kurrë!