379 veta në bord u shpëtuan, ndoshta një përplasje në pistë shkaktoi zjarrin – Pesë anëtarë të ekuipazhit të një avioni të rojes bregdetare humbën
VOAL- Një avion i Japan Airlines ka marrë flakë sot, të martën, teksa ateronte në aeroportin Haneda në Tokio. Zjarri shkaktoi evakuimin e 379 pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit të Airbus A350, të cilët të gjithë u shpëtuan. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shuar flakët, por pajisja është shkatërruar plotësisht. Ndërkohë të gjitha pistat e aeroportit janë mbyllur.
Aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një përplasje me një avion të rojes bregdetare japoneze: pesë nga gjashtë pasagjerët e kësaj të fundit, sipas rrjetit NHK, janë të zhdukur.
Avioni që mori flakë erdhi nga aeroporti Shin-Chitose në ishullin verior të Hokkaido.rsi-eb