Një çift i porsamartuar shkon në një shkollë të gjuhëve të huaja dhe thotë:
-Mirëmëngjes, dëshirojmë të ndjekim një kurs të përshpejtuar të gjuhës kineze….
Drejtori i shkollës i thotë:
-Epo shikoni këtu në Shqipëri, ne kemi kurse të përshpejtuara për anglisht, frëngjisht, spanjisht, por jo për kinezçe. Kinezçja është një gjuhë shumë e vështirë për ne. Por pse nxitoni kaq shumë?
-Para një muaji birësuam një fëmijë kinez një vjeç dhe, kur të fillojë të flasë pas disa muajsh, do të donim të kuptonim se çfarë thotë!!!