Kjo pikturë ku një grua e re ushqen me gji një të moshuar në një qeli burgu u shit për 30 milionë euro. Piktura mund të duket perverse, por historia pas saj vjen nga dokumente historike.
I varfëri u dënua me “vdekje nga uria” për vjedhjen e një buke gjatë sundimit të Louis XIV në Francë. Gruaja ishte vajza e tij e vetme dhe e vetmja vizitore në qelinë e tij. Ajo u lejua ta vizitonte atë çdo ditë, por u kontrollua tërësisht në mënyrë që të mos sillte me vete asnjë ushqim.
Kur pas 4 muajsh i moshuari mbijetoi ende pa rënë në peshë, autoritetet u hutuan dhe filluan ta spiunonin në qeli dhe për habinë e tyre të madhe e gjetën duke i dhënë gji babait të saj, ndërsa ndante qumështin e foshnjës së saj. Gjyqtarët më pas, duke kuptuar dhembshurinë dhe dashurinë e gruas për të atin, e falën të atin dhe e liruan.
Kjo pjesë e historisë sjell në fokus se sa e thellë është dhembshuria e një gruaje në jetën tonë të përditshme, të cilën burrat shpesh tentojnë ta anashkalojnë.