“Sot ishte një ditë e vështirë,” tha arushi Pooh.
Pati një pauzë.
“Dëshiron të flasim për të?”- pyeti miushi Pimpi.
“Jo,” tha arushi Pooh pas pak. “Jo unë nuk mendoj kështu”.
“Mirë,” tha miushi Pimpi dhe u ul pranë shokut të tij.
“Çfarë po bën?”- pyeti arushi Pooh.
“Asgjë,” tha miushi Pimpi. “Unë thjesht e di se si janë ditët e vështira. Shumë shpesh as që dua të flas me veten në ditët e mia të vështira”.
“Por..”- vazhdoi miushi Pimpi, “Ditët e vështira janë shumë më të lehta kur e di se ke dikë pranë vetes. Dhe unë do të jem gjithmonë këtu për ty, Pooh.”
E ndërsa arushi Pooh u ul atje, duke menduar për vështirësitë e ditës dhe mishi Pimpi u ul pranë tij në heshtje, duke tundur këmbët e tij të vogla… ai mendoi se shoku i tij më i mirë kishte shumë të drejtë.