Një ditë një punëtor ndërtimi nuk shkon në punë sepse është i sëmurë. Në orët e vona të mëngjesit merr një telefonatë nga kryepunëtori i cili e informon se ka ndodhur një aksident i rëndë në kantier dhe se kolegët e tij janë të gjithë të vdekur.
I tronditur, ai telefonon gruan e tij dhe i tregon gjithçka:
-“Zemër, është e tmerrshme… një tragjedi… ka ndodhur një shembje në kantier dhe të gjithë kolegët e mi kanë vdekur…”
-“O Zot, çfarë tragjedie…” thotë gruaja, “…tani si do të bëhet me familjet…”
-“Fatmirësisht…” i përgjigjet burri, “ne kishim bërë një policë sigurimi, çdo familje do të ketë 1 milion euro…”
-“Epo, e dija…” qahet gruaja, “… kur del paraja e madhe, ti nuk je kurrë atje!!!”