Federata pret një përgjigje nga UEFA për ndeshjen në Tel Aviv
VOAL- Sulmi me raketa që goditi Izraelin gjatë natës padyshim që nuk e lë të qetë kombëtaren e Zvicrës, pasi ata do të duhet të udhëtojnë në Tel Aviv javën e ardhshme për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024. Në një deklaratë Federata njoftoi se ” ASF është në kontakt me UEFA, Fedpol dhe Ambasadën Zvicerane në Izrael. Vendimi nëse ndeshja Izrael-Zvicër do të zhvillohet apo jo, i takon UEFA-s”. Në çdo rast, Nati do të takohet të hënën në Zyrih sipas planit, në pritje të lajmeve se çfarë do të bëjë. rsi-eb