VOAL- Temperaturat mesatare globale gjatë tre muajve të verës (qershor, korrik, gusht) të vitit 2023 ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë nga shërbimet e motit: kjo u njoftua nga Observatori Evropian Copernicus, sipas të cilit 2023 do të jetë ndoshta viti më i nxehtë në histori.
“Duke marrë parasysh nxehtësinë e tepërt në sipërfaqen e oqeaneve, viti 2023 ka të ngjarë të jetë viti më i ngrohtë (…) që njerëzimi ka njohur ndonjëherë”, tha Samantha Burgess, nënkryetare e Shërbimit për Ndryshimet Klimatike (C3S) të Copernicus.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se klima po pëson kolaps: “Planeti ynë sapo ka kaluar një sezon të nxehtë: vera më e nxehtë e regjistruar. Kolapsi klimatik ka filluar,” deklaroi ai.rsi-eb