VOAL- Më pak se dy javë para pesëdhjetëvjetorit të grushtit të shtetit në Kili, Presidenti Gabriel Boriç nënshkroi dekretin për zyrtarizimin e Planit Kombëtar të Kërkimit për viktimat e zhdukjeve të detyruara nën diktaturën e ekstremit të djathtë të Pinochet.
Nga 1469 viktima të zhdukjeve të detyruara, “gjetëm vetëm 307. Është koha për të korrigjuar këtë situatë”, tha Boriç gjatë një nisme së bashku me familjarët e viktimave, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. “Demokracia është kujtesa dhe e ardhmja dhe njëra nuk mund të ekzistojë pa tjetrën”, tha presidenti.rsi-eb