Me dhembi kraharori nga ky lajm…
U shua “Mjellma” e baletit Shqiptar,
Njeriu fisnik e i kulturuar, moderne e perparimtare e kohes se saj,
vajza me e bukur rrugices se “Sharofeve” ku kaluam femijerine ne ndricimin e drites dhe gezimit qe ajo leshonte.
Qofte e Parajses.
Rifillon dashuria e nderprere me Xhonin qe pret me mall per tu bashkuar perjetesisht mes engjejsh !
Ngushellime te sinqerta dy bijave motra, keni kujtimet qe do ua qetesojne zemrat.
💐💐
Kurre skishte pare ajo rrugica qe ne i thonim “E Sharofeve” nje cift aq te pashem dhe qe shkonin ne menyre perfekte me njeri tjetrin. Te bukur, artiste, te kulturuar , te guximshem e plot vizion emancipues.
Mbetet gdhendur ne kujtese per ato bashkekohes perfshire dhe mua ndonese isha femije ky çift nder me simpatiket ne Tiranen tone.
Njeri tenor lirik dhe tjetra balerine klasike.
Njeri nga familjet plot tradite korcarë, emigrante plot sukses e shkelqim ne USA,
tjetra pinjolle e nje familjeje dibrane plot emer e kontribute ne shume hapsira njerezore.
Njeri orthodoks i thekur, tjetra myslimane me plot horizont perparimtar e modern-liberal.
Njeri bir prifti e tjetra bije hoxhe.
Njeri pinjoll i krijuesve te Kishes autoqefale me Nolin e madh ne USA, tjetra bije e Drejtorit te pare themelues i Medresese me vizion perparimtar “Fe e Atdhe”.
Te gjitha keto e benin kete çift nga me te fameshmit ne Tirane shume here me perparimtar e moderne per kohen sa që meritojne te quhen “Legjenda”
dhe te kujtohen sa jeta.
Me dashuri
Gazmend Mullahi
San Diego CA