Agjencia më e madhe mediatike në botë, Associated Press, publikoi një shpjegim të vogël në lidhje me një prej gjyqeve më të komentuara në SHBA ditët e fundit. Bëhet fjalë për gjyqin ndaj zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal. Ky i fundit pranoi fajin se kishte punuar për oligarkun rus, Oleg Deripaska, për ta hequr nga lista e sanksioneve të SHBA. Po ashtu, McGonigal pranoi se kishte punuar për të mbledhur informacione për të futur në listën e zezë të SHBA, një oligark rival të Deripaskës.
Nga Larry Neumeister
Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i FBI në Nju Jork, pranoi fajin për komplot, duke pranuar se në vitin 2021, ai ndihmoi për të gjetur informacione dëmtuese për rivalin e një oligarku rus, të cilin ai dikur e kishte hetuar.
Ai do të dënohet në Gjykatën Federale të Manhattan-it më 14 dhjetor.
Ai rrezikon një dënim deri në 5 vite burg.
Në këtë rast, të punosh për një oligark rus, të cilin ai e kishte hetuar dikur, të gërmosh pisllëqe për një rival, është diçka që do të shkaktojë një tërmet të vërtetë në të gjithë FBI-në.
Dhe ai kërkoi falje dhe për pak momente u përlot, pasi tha se kurrë nuk kishte pasur për qëllim të dëmtonte Shtetet e Bashkuar ose kolegët e tij dhe të tjerët.