Një gazetar shkon për të raportuar mbi doket dhe zakonet e banorëve të malësive.
Ai mbërrin në një fshat të vogël në mal, këtu ai takohet me një bari tipik të cilit i bën pyetje “pra, a mund të na thuash cila ka qenë dita më e mirë e jetës sate?”
Gazetari dhe bariu “aoooo, dita më e mirë e jetës sime ishte kur delet e Spartakut humbën, të gjithë shkuam duke e kërkuar dhe kur i gjetëm, i bëmë një festë…. dhe çfarë feste…”
Gazetari: “Ndal… jo, vetëm prit. Pra, na tregoni cila ishte dita e dytë më e mirë?”
Bariu: “Aiooo, dita e dytë më e mirë e jetës sime ishte kur delet e Dilaverit humbën, të gjithë shkuam duke i kërkuar dhe kur i gjetëm bëmë një festë…. dhe çfarë feste…
Gazetari: “Ndal, ndal… mjafton, e kuptojmë. Pra, na trego cila ka qenë dita më e keqe e jetës sate?”
Bariu: “Aiooo dita më e keqe ishte … ishte kur humba vetë!!!”