Sërish kundërshtarë
Në rrugën drejt Botërorit 2027, zviceranët do të gjejnë edhe Irlandën dhe Azerbajxhanin
VOAL- Shorti i dha mundësinë kombëtares së basketbollit të Zvicrës për t’u hakmarrë ndaj Kosovës. Pas humbjes në xhiron e tretë të parakualifikimeve të EuroBasket 2025, zviceranët do të takohen sërish me skuadrën ballkanike në fazën e parë të parakualifikimeve për Botërorin 2027. Skuadra e Papatheodorou do të përballet gjithashtu me Irlandën dhe Azerbajxhanin, të përfshirë në Grupi A. Ndeshjet, me formulën e kthimit, do të zhvillohen në tri afate kohore: nga 19 deri më 27 shkurt 2024, nga 18 deri më 26 nëntor të po këtij viti dhe nga data 17 deri më 25 shkurt 2025. rsi-eb