Një mjek i ri kinez që sapo është diplomuar nuk mund të gjejë punë as në spitale dhe as në klinika private.
Më pas vendos të hapë studion e tij dhe si reklamë shpërndan fletushka ku thotë se i zgjidh të gjitha problemet e sëmundjeve për vetëm 20 euro dhe, nëse nuk ia arrin dot, i shpërblen me 100 euro të pakënaqurit.
Një avokat lexon fletushkat dhe planifikon ta mashtrojë atë me sëmundje të rreme dhe të fitojë 100 euro.
Ai prezantohet dhe thotë:
– “Doktor, nuk mund t’i ndjej më shijet. Jam i dëshpëruar”.
– “Mos u shqetësoni, ne do t’i zgjidhim të gjitha. Infermiere, rafti N. 20, shishkë me numër 5″.
Mjeku thyen flakonin dhe ia derdh në gjuhë avokatit.
-” …Por kjo është benzinë!”
-“E patë! Ju rifituar shijen menjëherë.” “20 euro!”.
Avokati i zemëruar paguan, por mediton për hakmarrjen dhe kështu të nesërmen kthehet te mjeku kinez.
-“Doktor, më ka humbur kujtesa, nuk mbaj mend më asgjë!”
-“Mos u shqetësoni, do të zgjidhim gjithçka. Infermiere, rafti N. 20, shishja numër 5”.
-“Por kjo është benzina e djeshme!”
-“E patë! Ju rikthye kujtesa menjëherë.” “20 euro!”
Avokati është i tërbuar, paguan, mbledh mendjen, studion një reng më të vështirë dhe të nesërmen kthehet te mjeku kinez.
-“Doktor, më humbi shikimi! Nuk mund të shoh më asgjë! Më ndihmoni!”
-” Më vjen keq, por nuk jam në gjendje ta zgjidh këtë problem. Ja 100 euro për ju.”
Dhe paratë ia jep avokatit.
-“Po këto janë 20 euro”, thotë avokati.
-“E patë. Ju rikthye menjëherë shikimi.” “20 euro!”