Një fizioterapiste e re shkon me pushime me të dashurin e saj të ri anestezist.
Në mëngjes, menjëherë pasi zgjohet, ai gëzohet shumë, e uron të dashurën dhe i thotë:
-Sonte tregove cilësitë e tua profesionale, me masazhe, përkëdhelje e të tjera, vërtet më dërgove në qiellin e shtatë.
– Më duhet të them që edhe ti i ke demonstruar shkëlqyeshëm aftësitë tuaja profesionale!
-Oh po, dhe pse e dashura ime?
-Pse?! Sepse nuk ndjeva asgjë!