VOAL- Flamuri më i madh zviceran në botë nuk do të shfaqet në Saentis këtë vit me rastin e festës kombëtare më 1 gusht.
Në fakt, kushtet e motit nuk do të jenë të favorshme: moti i pasigurt dhe fryrjet e erës që duhet të arrijnë shpejtësinë 60 km/h të hënën nuk lejojnë që flamuri, i cili ka një sipërfaqe prej 6400 metrash katrorë dhe peshon 700 kilogramë, të varet dhe të shpaloset i sigurt. Për 25 punonjësit që pritet të merren me të, rreziku konsiderohet shumë i lartë dhe e njëjta gjë vlen edhe për rikuperimin, i cili do të vonohej me disa ditë.
Kjo u bë e ditur nga organizatorët e Saentis-Schwebebahn AG. Aksioni ka rreth dhjetë vjet që zhvillohet, por tashmë në vitin 2021 është hequr dorë për arsye të ngjashme. rsi-eb