Kryeministri i Izraelit “do të mbetet nën vëzhgim mjekësor në departamentin e kardiologjisë”, njoftoi Spitali Sheba.
Ministri i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministri Yariv Levin do ta zëvendësojnë atë gjatë shtrimit në spital.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është në një gjendje “të mirë”, njoftoi Spitali Sheba, pas një operacioni kardiak gjatë natës.
Kryeministri 73-vjeçar i Izraelit u shtrua në spital për të vendosur një stimulues kardiak një javë pasi u dërgua me urgjencë në të njëjtën qendër shëndetësore.
“Ai do të qëndrojë nën vëzhgim mjekësor në repartin e kardiologjisë”, sqaron spitali Sheba në njoftimin për shtyp të publikuar.
Vetë Netanyahu, duke buzëqeshur, tha në një video të ngarkuar në llogaritë e tij në mediat sociale nga shërbimet e tij se ai priste të dilte “pasdite”.bw