Në një konferencë për shtyp të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, ditën e sotme, agjencia Reuters ngriti pyetje lidhur me goditjen nga një raketë ruse të konsullatës së Kinës në Odesa.
Ja si u përgjigj zyrtarja e lartë e diplomacisë kineze.
Reuters: Një ndërtesë e konsullatës kineze në Odessa është dëmtuar dje nga një sulm të një rakete ruse dhe dron. Mos do të thotë kjo që Kina do dënojë sulmin mbi qytetin ukrainas?
Mao Ning: Kemi dhënë informacion mbi shpërthimin pranë konsullatës kineze në Odessa. Do qëndrojmë në komunikim me palët e prekura dhe do marrim të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur institucionet dhe shtetasit kinezë në Ukrainë.
Reuters: Me konsullatën kineze të dëmtuar në Odessa nga sulmi rus; nëse s’do ketë kritika mbi dëmin rus mbi ndërtesën, mos është politika e re jo-kriticizmi për raste të ardhshme mbi misionet kineze nëse dëmtohen ose goditen disi gjatë një sulmi ose diçkaje të ngjashme?
Mao Ning: Mbi krizën në Ukrainë, pozicioni ynë është i qartë dhe i qëndrueshëm. Do vazhdojmë të mbajmë qëndrimin politik mbi krizën. Ne po ndjekim ngushtësisht zhvillimet me rëndësi dhe po qëndrojmë në komunikim me palët e prekura. Do marrim të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur institucionet dhe shtetasit kinezë në Ukrainë dhe kudo në botë./ dita