VOAL- Jane Birkin vdiq në moshën 76-vjeçare. Sipas mediave të ndryshme franceze, ajo është gjetur e pajetë sot, të dielën, në shtëpinë e saj në Paris. Së fundmi këngëtarja kishte anuluar koncertet për arsye shëndetësore. “Unë kam qenë gjithmonë një optimiste e madhe dhe e kuptoj se më duhet ende pak kohë për të qenë në gjendje të performoj përsëri në skenë dhe me ju,” shkroi ajo në një deklaratë në maj.
E lindur në Londër në vitin 1946, ajo u transferua në Francë në fund të viteve 1960. Pas martesës së saj të parë me kompozitorin John Barry, ajo u takua me Serge Gainsbourg me të cilin formoi një çift ikonë për një kohë të gjatë. Në vitin 1969 regjistrojnë duetin e famshëm “Je t’aime… moi non plus”.
Këngëtare, aktore, por edhe skenariste dhe regjisore, ajo është shfaqur në shumë filma. Në vitin 2016 ishte edhe e ftuar në Festivalin e Filmit në Locarno, ku mori Leopardin për karrierën. rsi-eb