VOAL- Një turiste 17-vjeçare zvicerane është akuzuar pasi u kap nga një udhërrëfyes turistik duke gdhendur inicialet e emrit të saj në një bazë të Koloseut. E reja, e filmuar teksa kryente aktin e vandalizmit, rrezikon burgun si dhe gjobën deri në 15 mijë euro. Vepra për të cilën ajo akuzohet në fakt mund të dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.
E mitura, me pushime me familjen në Romë, do të duhet të përgjigjet për shpërfytyrimin dhe përkeqësimin e trashëgimisë kulturore, ku është e ndaluar njollosja, vizatimi, gdhendja apo çdo formë tjetër e komprometimit të trashëgimisë artistike, historike dhe monumentale të qytetit.
Shpërfytyrimi i ri në Koloseum vjen pas atij që ndodhi më 23 qershorin e kaluar, kur një 31-vjeçar me origjinë bullgare, por me banim në Londër, cënoi amfiteatrin Flavian duke gdhendur emrin e tij dhe të të fejuarës. Videoja e 31-vjeçarit duke gdhendur “Ivan + Hailey 23” në një mur të Koloseut ka bërë xhiron e botës. rsi-eb
