Në fund të konferencës për media mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka patur një situate tepër interesante që tregon edhe marrëdhënien mes tyre, tregon se kush është ‘shefi’.
Gjithçka nisi kur Rama u shpreh se propozimin e tij për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe ia kishte dërguar Gjermanisë e Francës të cilat i quajti “kumbarë të marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës”.
Vuçiqi u përgjigj me ton më të ashpër duke i reaguar e duke thënë “në Serbi njerëzit i zgjedhin kumbarët e tyre”, duke shtuar se “vetëm Serbia mund ta propozojë statutin e Asociacionit, sepse kështu është sipas Marrëveshjes së Brukselit”.