Është fakt i njohur botërisht se fondacioni Soros eshte projektuesi dhe sponsorizuesi kryesor i ndarjes se Kosoves, dhe me sa duket dhe i vizites se ish Presidentit Clinton ne Tiranë.
Prania dhe protagonizmi i Aleksit( Soros), gjatë kësaj vizite justifikon edhe mesazhin e Clinton per ” marrëzinë” e palës kosovare për situatën në veri të Kosovës ,duke u bërë kështu për fat të keq ,interpret i një lobimi të pandershëm kunder qeverise se Kosoves .
Nuk mund të thuash që Z.Clinton ishte i painformuar apo i manipuluar për të vërtetën krejt ndryshe , por ai në fakt i bëri një qokë atyre që ja kishin kërkuar , duke kompromentuar ne nje farë mënyre qendrimet e tij në favor të Kosovës ,që lidhen me goditjen e makinerise ushtarake te Millosheviçit gjatë genocidit në Kosovë.
Kjo është e trishtueshme dhe ka lënë një shije të hidhur në opinionin kosovar , e po ashtu dhe në një pjesë te atij shqiptar ,sa që ve në dyshim të gjitha qëndrimet e pasluftës , qysh me kerkesë faljen Serbisë për bombardimet e deri në hapjen e dyerve të shtëpisë së bardhë për Gebelsin e Millosheviçit, kriminelin Vuçiç!
Pavarësisht kësaj shqiptaret do tu jene gjithmonë mirënjohes presidenteve Clinton e Bush për gjithçka bene per Kosovën, por ne emer apo për hir te kesaj ,ata nuk do të pranojnë që të vazhdojnë të mbeten peng i orekseve dhe kërcënimeve të Serbisë , të interesave te qarqeve antishqiptare europiane apo i atyre që u kanë vënë sytë pasurive tona kombëtare siç eshte ne te vërtetë dinastia Soros etj.