Takohen tri mikesha. Njëra ka një të dashur, tjetra është e fejuar dhe e treta është e martuar. Ato vendosin të provokojnë një teknikë të re joshjeje dhe më pas të shikojnë efektin që ajo shkakon. Të tria, po atë mbrëmje, do të veshin një triko lëkure të zezë, çorape të zeza rrjetë, taka stiletto 12 cm dhe një maskë të zezë në fytyrë. Kështu të mirëpresin burrat e tyre kur të kthehen nga puna.
Të nesërmen takohen për të treguar dhe krahasuar ndodhitë.
Ajo me të dashur tregon: “Sa hapi derën, duke më parë me triko lëkure të zezë, çorape rrjetë, taka stileto dhe maskë, filloi të bërtiste si bishë, s’ më la kohë të shtrihem në shtrat, me pak fjalë bëmë dashuri 4 herë në tapet…”
Ajo e fejuar nga ana e saj thotë: “Edhe unë kam veshur një triko lëkure të zezë, çorape rrjetë, taka stileto dhe maskë, por më vinte pak turp dhe u mbulova me një pallto. Hyri në shtëpi pak i lodhur, pastaj, sapo më hoqi pallton, mbeti i shtangur, më lau me puthje dhe më tërhoqi zvarrë në shtrat, ku bëmë dashuri dy herë radhazi…”
E martuara tregon: “Epo edhe unë kam veshur një triko lëkure të zezë, çorape rrjete, taka dhe maskë… sapo erdhi, burri u hodh në divan, mori telekomandën dhe bërtiti: “Hej, sonte paskemi ndërmend të hamë ZORRO??!!!”