Jam një vajzë lozonjare,
Kam lindur për sekretare.
Nuk përbën ndonjë sekret
Kam dashnor një deputet.
.
Deputeti ka dhe grua,
Po kjo s’më prish punë mua.
Deputeti ujk i vjetër
Ka dhe një dashnore tjetër
.
Por dhe unë nuk mbaj kapistër,
Kam dashnor dhe një ministër.
Ministri s’ka fuqi fare,
E zë gjumi në tajare.
.
Deputeti deli djalë,
Ndërsa unë me yll në… shalë.
Ngado shikon më mer me vete,
Brodha 20 e ca shtete.
.
Këto shtete që të gjithë
Une i kam matur me….bythë.
Eh sa bukur më shkoi jeta
Qejf krevat edhe dieta!
.
Deputeti në krevat
I bie cules çdo natë.
Eh sa ëmbël që i bie,
S’ka si kjo lloj melodie!
.
Ja këtij unë i them burrë
Cule të tillë nuk kam parë kurrë.
.
Deputeti simpatik
Më çoi dhe në Amerikë.
Bëra fytyrë të re
Me operacion plastik.
.
Tash me ndrit balli e faqja,
Faturën e ka mallaqja.
Sepse bukuri e faqes
Është kusuri i mallaqes.
.
Ndihem keq kur më kafshon,
Se kam vënë dhe silikon.
.
Gjinjtë e mi qenë gjysëm mile,
Por tani jane bere si gjyle.
Mbi gjylet me maje përpjet
Fle i shkreti deputet…
.
Fle po kot, se s’e mbyll synë,
Vret mendjen për vegjëlinë.
Sa herë vuan vegjëlia,
Hidhet mbi sisat e mia.
.
Nuk ka qetësi i ngrati
Kur vuan elektorati.
Ndaj i shkreti u dërmua
Mbi avjon po bashkë me mua.
.
Por ca njerez të sikletshem
Thonë për të se s’është i ndershëm.
Deputeti rrafshon malin
Që ta ketë sa më lart moralin.