VOAL- Ushtria ukrainase tha të dielën në mbrëmje se po kryente kundërsulme në dhe rreth qytetit të shkatërruar të Bakhmut. Kreu i milicisë ruse Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe ministria ruse e mbrojtjes thanë të shtunën se ata kishin “çliruar plotësisht” qytetin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mohuar pushtimin e qytetit nga trupat e Moskës, duke specifikuar se, pas një sërë deklaratash të diskutueshme nga të dyja palët, Bakhmut “nuk është i pushtuar” nga ushtria ruse. Dhe sipas një zëdhënësi të ushtrisë ukrainase në Frontin Lindor, njësitë ukrainase “po sigurojnë mbrojtjen e disa ndërtesave kryesore dhe disa fortifikimeve në pjesën jugperëndimore” të qytetit.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, luftime të ashpra u zhvilluan edhe në zona të tjera të lindjes, duke përfshirë Mariinka dhe Avdiivka në rajonin e Donetsk. Rusët kryen katër sulme me raketa dhe 45 sulme ajrore atje dje, të dielën, shtoi Shtabi i Përgjithshëm në Kiev, duke specifikuar se beteja për kontrollin e Bakhmutit vazhdon.