Pat ikur mësuesi im në Turqi,
unë abetaren e laga me lot,
në zemër më hyri fytyra e tij
dhe s’më hiqet as sot.
.
I vogël isha atëherë, pak dija
jeta me dukej lojë e dëfrim,
po ngado që shkoja, kudo që vija
shihja fytyrën e mësuesit tim
.
Dëgjoja zërin e tij të dashur
kur binte zilja për në mësim,
dëgjoja zërin e tij të dridhur:
“E di ç’është mërgimi ti, Agim?”
.
Por unë s’e dija, s’kuptoja asgjë,
ç’ishte mërgimi dhe Anadolli
Sytë e mësuesit ishin me lotë
atë ditë që fshati e përcolli.
.
Kaluan ditë, kaluan vjet,
librin nga dora s’e lëshova,
në banka të shkollës edhe në jetë,
punët e kësaj toke mësova
.
Mësova unë se ç’ishte mërgimi
shtëpia pa plang, sofra pa bukë
mësova pse mësuesi im
na la dhe mori të largëtën rrugë.
.
Sot, kur dhe vetë me ditar,
dal përpara nxënësve të mi,
e kutjoj mësuesin tim të parë,
arratisur larg në Turqi.