Paolo nga Bari transferohet, për punë, në Vlorë. Një ditë duke shëtitur në plazh gjen një llambë, e pastron dhe “PFUH” del gjeniu që i thotë:
-E di që je njeri i drejtë, korrekt dhe i ndershëm, ndaj më pyet çfarë do. Më thuaj dëshirën tënde dhe unë do ta plotësoj.
Paolo mendon për miqtë e tij për qytetin e tij dhe thotë:
-Dua një urë, një urë nga Vlora në Bari, që të shkoj me makinë në shtëpi kur të dua.
Epo, kërkesa juaj është shumë materiale. Do të ishte më e drejtë dhe më e sinqertë të kërkosh diçka më pak egoiste… më shpirtërore
Paolo mendon për pak dhe thotë:
-Epo atëherë do të doja të njihja femrat, të kuptoja se çfarë duan kur heshtin apo kur thonë “nuk kam asgjë”. Me pak fjalë, të si t’i pushtoj dhe t’i bëj të lumtura.
Pas disa minutash heshtje, gjeniu përgjigjet:
-Mirë, e do urën me dy apo katër korsi?!!!